FOTOT/ Festa e bardhebluve, kur tifozët e Tiranës bënin aheng me 4 donatorët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 21, 2020 | 21:28

FOTOT/ Festa e bardhebluve, kur tifozët e Tiranës bënin aheng me 4 donatorët

Nga viti 2004 deri në 2008, Tirana është udhëhequr nga katër donatorë, pikërisht nga biznesmenë si Refik Halili, Agron Papuli, Shefikat Ngjela dhe Avni Nuri. Klubi ka qenë i suksesshëm, pasi fitoi dy herë titullin kampion në këtë periudhë, gjithashtu një herë Kupën e Shqipërisë dhe tri herë Superkupën.

Halili dhe Donatoret

FOTOT: Ferdinand Hazisllari

Sot, kur Shqipëria po kalon një moment kritik, është fotografi i “Panorama Sport”, Ferdinand Hazisllari, që në profilin e tij në “Facebook” ka publikuar disa foto nga festa e titullit të sezonin 2006-2007. Përveç lojtarëve, stafit, zyrtarëve të klubit dhe drejtuesve, Tirana kishte ftuar në këtë festë edhe një grup tifozësh fanatikë.

Halili Tirana

Këta të fundit kanë surprizuar një moment donatorët gjatë mbrëmjes, duke u ulur në gjunjë dhe kënduar për Tiranën, ndërsa Halili, Papuli, Ngjela dhe Nuri, siç shihet në fotot më poshtë, qëndrojnë në këmbë duke duartrokitur.

Halili me donatoret e Tiranes

Katër donatorët nuk vazhduan të investonin së bashku në sezonin 2008-2009, që si për ironi të fatit është i fundit që Tirana ka fituar titullin. Tashmë pas 11 vitesh, bardheblutë janë më afër se kurrë shpalljes kampionë.

Hidi-Duro
Tifozet e Tiranes

 

Tifozet
Tafaj Tirana

Muca me tifozet

Muka Tirana

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"