FOTOT/ Eros Grezda largohet nga Kombëtarja dhe i propozon martesë Oriola Marashit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2020 | 13:31

FOTOT/ Eros Grezda largohet nga Kombëtarja dhe i propozon martesë Oriola Marashit

Eros Grezda, në anën profesionale nuk po kalon një moment të mirë, pasi nuk u grumbullua nga trajneri Edi Reja me Kombëtaren, por e kundërta mund të thuhet për jetën personale.

Sulmuesi duket shumë i dashuruar me modelen Oriola Marashi dhe madje flitet se i ka bërë propozimin për martesë, e cila ka nisur të bëjë provat e para me fustanet, për të parë se cili i përshtatet më shumë.

Çifti i kaloi pushimet bashkë në Kroaci, ndërsa së fundmi Grezda ka postuar në “Instagram” foto me Oriolën, teksa shiheshin të përqafuar.

Për sa i përket lënies jashtë nga Kombëtarja, trajneri Reja sqaroi: “Grezda u tërhoq vetë. Është zgjedhje e tij që nuk është në Kombëtare. Unë jam strikt për sa u përket rregullave. Unë po e ndjek, kur të jetë gati, e ka derën hapur në Kombëtare.”

Ndërkohë, ai dhe partnerja Oriola Marashi nuk ndalojnë së shprehuri publikisht dashurinë që kanë për njëri-tjetrin. Çifti më i përfolur i momentit duket se po bëjnë plane të mëdha për të ardhmen e tyre. Oriola Marashi postoi disa imazhe si “vajzë fshati”, e veshur me një fustan të shkurtër, që i nxirrte në pah linjat e saj.

“A je e dashuruar me këtë?”– shkroi modelja në përshkrimin e fotove, ku duket pranë disa frutave.

“Jam i dashuruar me ty”, i komentoi futbollisti.

“Sa me fat”, ia ktheu modelja.

Prej disa kohësh e mbajtën marrëdhënien e tyre të fshehtë, madje u përfolën edhe për një ndarje, por duket se janë rikthyer më të dashuruar se kurrë pranë njëri-tjetrit.

Vetëm një muaj pasi modelja shpalli fejesën në Kroaci me ish-futbollistin e Kombëtares, Eros Grezda, ndodhi krisja e parë mes çiftit. Lajmi se Marashi dhe Grezda ishin ndarë bëri xhiron e rrjetit pak kohë më parë.

Kjo, pasi çifti nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe kishin fshirë të gjitha fotot e përbashkëta, ku shfaqeshin shumë të dashuruar dhe të lumtur.

U fol se kishin pasur një konflikt të fortë mes tyre, të cilin ata e kanë diskutuar, duke qenë se pas një situate të komplikuar në çift kanë rinisur sërish komunikimin.

Më pas, modelja postoi disa foto në “Instagram”, ku shfaqej e shtrirë në rërë e siç duket, futbollisti nuk i rezistoi dot dhe la një koment.

“Fuego fuego”, shkruante ai me emojin e flakës dhe një zemër të kuqe, duke treguar kështu se i kishin lënë pas zënkat. Sipas miqve të tyre, mes çiftit plasi xhelozia, duke e tensionuar lidhjen dhe duke krijuar probleme.

Por pajtimi erdhi shpejt dhe ata tashmë duken më të afërt se kurrë. Modelja Oriola Marashi dhe ish-futbollisti i Kombëtares u fejuan fiks një muaj më parë, gjatë një ceremonie private në Zagreb të Kroacisë, ku edhe bashkëjetonin.

Burime për “Panorama Plus” konfirmuan zyrtarizimin e lidhjes së tyre pas karantinës, fakt i vërtetuar edhe nga vetë modelja me anë të postimeve që bëri në “Instagram”. Me tri foto të postuara në “Instagram” Oriola evidentoi syzet, por ndërkohë me stil tregonte unazën e fejesës në gisht, që i kishte blerë Erosi.

“Panorama Plus” shkruante pak javë më parë se çifti ishin gati të shkëmbenin unazat dhe se tashmë kishin njohur familjet e njëri-tjetrit. Gjithashtu, të njëjtat burime shkruanin se ajo që e mbante Oriolën në Kroaci ishte pikërisht fejesa dhe hapi i madh që tashmë çifti e kishin hedhur.

Oriola dhe Erosi u lidhën para 8 muajsh, ndërkohë që romanca e tyre u zbulua plotësisht gjatë karantinës, kur ata publikonin foto nga e njëjta shtëpi, duke u treguar ndjekësve se izolimin po e kalonin bashkë.

Në një intervistë për “Wake up”, Grezda zbuloi se është në një lidhje me Oriola Marashin dhe se ishte i lumtur. Por duket se opsioni për famë si modele në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kishte rënë poshtë modeles që ka studiuar për Kanto në Universitetin e Arteve.

Pasi bashkëpunoi me markën e njohur “Guess” si imazh, duket se ajo e kishte pezulluar këtë profesion, pasi zgjodhi t’i dedikohej 100 për qind fejesës dhe jetës së re me Erosin në Kroaci.

Edhe pse njihet si fotomodele, shumë pak e dinë që ajo ka studiuar për Soprano dhe për një kohë të gjatë njihej si vajza OTR.

Në një nga intervistat e fundit rrëfeu se ka gati një dekadë që merret me muzikë e që u përkushtohet notave, që nga Liceu Artistik e deri në Universitetin e Arteve.

Muzikën dhe modelingun i ka ushtruar paralelisht që në moshë të vogël, e ndërkaq, nëse do t’i duhej të zgjidhte mes të dyjave, ajo do t’i thoshte “po” muzikës. Pasi u njoh me Eros Grezdën, ai e bindi të heqë dorë nga ëndrra amerikane dhe e mori me vete në Kroaci.

Burime pranë tyre kanë treguar se ata u bindën se janë për njëri-tjetrin pas muajve të karantinës, të cilat i kaluan bashkë në shtëpinë e futbollistit 25- vjeçar, i cili jeton në Kroaci ku zhvillon karrierën.

E ndërkohë që Oriola e ka konfirmuar lidhjen në mënyra të ndryshme, pak ditë më parë ishte Eros ai që e pranoi publikisht lidhjen e tij, pasi mori konfirmimin e prindërve.

Pas intervistës së tij në “Wake Up”, Oriola ndau më vonë në “Instagram” foton e parë me Erosin, të cilit i kishte vendosur një emoji me zemra në fytyrë.

Kujtojmë që çifti kaloi së bashku ndërrimin e viteve dhe ditët e para të Vitit të Ri, festë çift që e pasoi ditëlindja e 25-të e Erosit.

Ndërkohë që për momentin, të dy i janë përkushtuar njëri-tjetrit duke lënë pak mënjanë angazhimet e mëdha profesionale të secilit.

/Panoramaplus.al

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"