FOTOT EKSKLUZIVE/ Stadiumi i Kukësit merr formë, pritet të jetë gati në…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 30, 2020 | 23:40

FOTOT EKSKLUZIVE/ Stadiumi i Kukësit merr formë, pritet të jetë gati në…

Pas “torturës” afro 2.5-vjeçare pa shtëpi, duke u endur sa në një stadium te tjetri, vuajtjeve të skuadrës së Kukësit dhe tifozëve verilindorë duket se po u vjen fundi. Stadiumi i ri dhe modern i qytetit të Kukësit pritet të jetë në dispozicion të skuadrës në pranverën e ardhshme.

 

STADIUMI I KUKESIT4 (1)

“Panorama Sport” ka arritur të sigurojë disa foto nga punimet e fundit në stadiumin e Kukësit, i cili tashmë duket qartë se ka marrë formë dhe ka mbetur dhe afro 20% e punës për t’u kompletuar plotësisht. Janë kompletuar tri tribuna, traseja e fushës ka përfunduar plotësisht, madje është në përfundim procesi i mbjelljes së barit, por koha dhe klima shqetëson teknikët për shtrimin e tapetit, pasi shumë shpejt në Kukës nis periudha e ngricave.

STADIUMI I KUKESIT3 (1)

Dhe pse ishte paralajmëruar se rreth muajve tetor-nëntor stadiumi mund të përfundonte, por për shkaqet e mbylljes së lëvizjes dhe pandemisë punimet stopuan për pak kohë, si dhe u zgjerua projekti i ndërtimit të stadiumit, pasi u shtua edhe në tribuna e katërt, anësore, që nuk ishte në projektin fillestar. Ndaj, pritet që vetëm në pranverë stadiumi të jetë gati, dhe ekipi të luajë në shtëpi. Drejtuesit pretendojnë që dy fazat e fundit skuadra e Kukësit të rikthehet në shtëpinë e re dhe të modernizuar.

STADIUMI I KUKESIT6 (1)STADIUMI I KUKESIT1 (1)

SKERDILAID SULOZEQI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"