FOTO+RENDITJA/ AF Luftëtari feston ngjitjen si kampion, ja verdiktet e Kategorisë së Tretë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2021 | 19:32

FOTO+RENDITJA/ AF Luftëtari feston ngjitjen si kampion, ja verdiktet e Kategorisë së Tretë

AF Luftëtari e ka mbyllur me fitore kampionatin e Kategorisë së Tretë, teksa sot në kompleksin e Kamzës është kurorëzuar kampione përmes një ceremonie modeste të organizuar nga FSHF.

Luftetari festa kat3 logo

Përgjegjësi i Kategorisë së Tretë, Agim Mone, i dorëzoi titullin kampion kapitenit Eldar Batha. Skuadra gjirokastrite mposhti në javën e fundit Spartakun me shifrat 4-0. Golat u shënuan nga Puci, Bellai, Gaba dhe Këndella. I pranishëm ishte edhe ish-trajneri legjendar i Luftëtarit, Hito Hitaj.

Luftetari kampion kat 3 logo

Bluzinjtë e mbyllën në vendin e parë me 27 pikë, 6 pikë më tepër se rivali më i afërt. Kësisoj, skuadra gjirokastrite e drejtuar nga Mustafa Hysi dhe Dritan Kristidhi, ngjitet automatikisht në Kategorinë e Dytë bashkë me Murlanin, që e mbylli sezonin në vendin e dytë. Ndërsa Osumi i vendit të tretë ka një shans për t’u ngjitur, pasi do të luajë një ndeshje finale me ekipin që humbet takimin “play out” të Kategorisë së Dytë.

Luftetari kampion logo

Kujtojmë që Akademia e Futbollit Luftëtari u formua për shkak të falimentimit të klubit gjirokastrit me histori 91-vjeçare, i cili në sezonin 2019-2020 militonte në Kategorinë Superiore.

renditja kat 3

Tashmë Bashkia Gjirokastër ka marrë përsipër të investojë dhe synimi në sezonin 2021-2022 do të jetë ngjitja në Kategorinë e Parë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"