FOTOLAJMI/ Fitorja ndaj Kamzës, Starova në “kafaz” me Moxhin dhe Preitin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2018 | 15:04

FOTOLAJMI/ Fitorja ndaj Kamzës, Starova në “kafaz” me Moxhin dhe Preitin

Trajneri Sulejman Starova, i detyruar nga pezullimi 8-javor i Disiplinës, nuk ka qenë në drejtim të skuadrës ndaj Kamzës. “Bobi” e ka parë ndeshjen në këmbë nga një kabinë e stadiumit në praninë Luçiano Moxhit dhe bashkëshortes së italianit, si dhe të drejtorit sportiv, Antonelo Preiti.

moxhi starova

Është hera e dytë që Starova e shikon një ndeshje në kryeqytet nga një “kafaz” i stadiumit. Klevis Dalipi e ka udhëhequr dje ekipin në suksesin ndaj Kamzës, por shpeshherë trajneri i portierëve ngrihej nga stoli dhe përcillte direktivat e përcjella nga Starova.

Starova Moxhi dhe Preiti

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"