FOTOLAJM/ Vendasit “festojnë” me kokën ulur, afrikanët pozojnë me medalje. Paradoksi tek Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2018 | 19:44

FOTOLAJM/ Vendasit “festojnë” me kokën ulur, afrikanët pozojnë me medalje. Paradoksi tek Tirana

Tirana u shpall kampione e Kategorisë së Parë, teksa mundi në finalen mes fituesve të dy grupeve A dhe B, Kastriotin, me shifrat 2-0. Por, pas fitores, në momentin e dhënies së medaljeve dhe trofeut, lojtarët e Tiranës u larguan menjëherë nga skena dhe nuk festuan aspak. Gjithashtu, duke shënjuar një sezon aspak të mirë, ata hoqën edhe medaljet nga trupi.

tirana afrikanet

Por, ishin lojtarët afrikanë, bashkë me trajnerin Ze Maria që zgjodhën të festojnë, dhe të pozojnë para logos së Kategorisë së Parë, me medaljet…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"