FOTOLAJM/ Vasil Ruci me mustaqe dhe Memushi biond, ish-sulmuesi i Flamurtarit rikthehet në… Barcelonë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2020 | 14:27

FOTOLAJM/ Vasil Ruci me mustaqe dhe Memushi biond, ish-sulmuesi i Flamurtarit rikthehet në… Barcelonë

Periudha e vështirë që po kalojnë të gjithë, për shkak të Koronavirusit që ka izoluar persona në shtëpitë e tyre, ka bërë shumë njerëz nostalgjikë.91347044_667174337384124_4816317888409370624_o

Nostalgjik është bërë edhe bomberi i shquar i Flamurtarit të viteve 80’, Vasil Ruci. Legjenda vlonjate ka postuar një foto të veçantë në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, ku është përkrahë një tjetër legjende si Eqerem Memushi, në Barcelonë.

E veçanta në foton e publikuar është se Ruci është me mustaqe ndërsa Memushi biond.

Ruci ka bërë historinë me Flamuratarin e viteve 80’, ku janë përballur me dinjitet me shumë ekipe ndër të cilat edhe ndërkombëtare, ku kujtohet ndeshja me Barcelonën e madhe.

dds

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"