FOTOLAJM/ U gjakos dhe përfundoi në spital, ja dëmtimi i mesfushori të Laçit në Durrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2020 | 20:55

FOTOLAJM/ U gjakos dhe përfundoi në spital, ja dëmtimi i mesfushori të Laçit në Durrës

Futbollisti i Laçit Donald Rapo publikoi fotot e dëmtimit që mori në sfidën e fundit midis skuadrës së tij dhe Teutës, e cila u fitua nga kurbinasit 0-1.

rapo1

Nga fotot, shihet se mbrojtësi ka qepur plagën në vetull në spitalin e Durrësit. Ai u dëmtua pas përplasjes që pati me shokun e skuadrës Regi Lushkja. Rapo u transportua menjëherë në Spitalin e Durrësit, ndërsa më pak është nisur të udhëtojë bashkë me ekipin.

rapo 2
Sfida me Teutën ishte takimi i parë zyrtar i Rapos me Laçin. Nuk dihet nëse ai do të aktivizohet për takimin e ardhshëm me Vllazninë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"