FOTOLAJM/ U afrua me bujë te Tirana, por nuk ia doli të luajë. Andi Lila zbulon profesionin e tij të ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2020 | 14:13

FOTOLAJM/ U afrua me bujë te Tirana, por nuk ia doli të luajë. Andi Lila zbulon profesionin e tij të ri

Andi Lila u afrua me shumë bujë te Tirana në merkaton e verës së kaluar, por ai nuk ia ka dalë të luajë për bardheblutë, kjo për shkak të dëmtimeve të shpeshta që ka pësuar.andi-lila

Futbollisti është kushtëzuar nga probleme të shumta gjatë sezonit dhe për këtë arsye nuk ia ka dalë të luajë dot në këtë rikthim të tijin te bardheblutë. Së fundmi, kavajasi ka zbuluar profesionin e tij të ardhshëm, të cilin me shumë mundësi do e nisë pasi të deklarojë tërheqjen nga futbolli.

LILA

Së fundmi, Lila ka postuar një foto në profilin e tij në “Instagram”, teksa foton e postuar e shoqëron me shkrimin: “Trajneri i ardhshëm”. Duket se Lila e ka ndarë mendjen, dhe pas tërheqjes nga futbolli duket se do i përkushtohet trajningut.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"