Fotolajm/ Trajneri i Laçit mediton para Vllaznisë, shikoni xhiron që bën në “Loro Boriçi”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2021 | 17:27

Fotolajm/ Trajneri i Laçit mediton para Vllaznisë, shikoni xhiron që bën në “Loro Boriçi”

Në “Loro Boriçi” do të luhet ndeshja mes kryesuesve të Vllaznisë dhe Laçit. Kurbinasit do të kërkojnë të ndalojnë shkodranët, të cilët janë shkëputur në krye të tabelës, për ta bërë edhe më të bukur kampionatin, siç e tha edhe trajneri i Laçit, Shpëtim Duro para ndeshjes.

DURO (1)

Fotot: F. Hazisllari

Pikërisht trajneri duket se e ka marrë shumë seriozisht ndeshjen e ditës së sotme, teksa pak minuta para ndeshjes, është shfaqur në fushën e “Loro Boriçi”.

Në fotot e siguruara nga “Panorama Sport”, shihte Duro teksa mediton në fushë, duke bërë disa xhio rreth fushës, ku me siguri është duke menduar për ndeshjen që do të zhvillojë. Kujtojmë se Duro i mori Vllaznisë fitoren në fazën e kaluar, që në debutim në stolin e Laçit.

DURO SHPETIM (1) DURO1 (1) SHPETIM DURO (1) SHPETIMI DURO (1)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"