FOTOLAJM/ Tjetër “gol” i TKZ, ironizojnë federatën me banerin… hallexhinjtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2019 | 20:20

FOTOLAJM/ Tjetër “gol” i TKZ, ironizojnë federatën me banerin… hallexhinjtë

“Tifozat Kuq e Zi”, nuk mungojnë as ditën e sotme në mbështetje të Kombëtares, për ndeshjen me Andorrën në “Elbasan Arena”.tifozett

Pavarësisht përkrahjes për Kombëtaren Shqiptare, nuk mungojnë as thumbat në drejtim të federatës. Mbi banerin e tifogrupit, është vendosur edhe një banderolë me mbishkrimin “Hallexhinjtë”.

Kjo si një ironi për deklaratën e zyrtarit të FSHF-së, Arben Dervishaj, i cili para pak kohësh u shpreh se futbolli nuk është për hallexhinjtë.

Të njëjtën banderolë “TKZ” e kishin shfaqur edhe në ndeshjen kundër Moldavisë në transfertë, teksa duket se nuk iu del inati me deklaratën e zyrtarit të FSHF-së.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"