FOTOLAJM/ Tirana rigjen Dungën, sulmuesi: Ja kush është trajneri më i mirë në Shqipëri…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2020 | 15:34

FOTOLAJM/ Tirana rigjen Dungën, sulmuesi: Ja kush është trajneri më i mirë në Shqipëri…

Sulmuesi i Tiranës, Ismail Dunga, pësoi një dëmtim të rëndë në ligament, teksa u detyrua t’i nënshtrohej një ndërhyrje kirurgjikale, e cila e mbajti jashtë fushave të blerta prej muajsh të tëra.

ismael dunga

Më e keqja duket se ka kaluar për 27-vjeçarin nga Kenia, teksa rikuperimi po shkon në mënyrë më të mirë të mundshme. Këtë gjë e ka konfirmuar vetëm sulmuesi nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Instagram”, me përgatitësin atletik Kosta Jani, duke i thurur elozhe këtij të fundit, teksa e ka etiketuar si trajnerin më të mirë në Shqipëri.

dUNGA

Dunga pritet që të jetë në dispozicion të trajnerit Egbo, në javët e ardhshme, duke shtuar kështu cilësinë në repartin ofensiv.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"