FOTOLAJM/ Tirana mbërrin në Kukës, ka një surprizë të pakëndshme për bardheblutë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2018 | 18:14

FOTOLAJM/ Tirana mbërrin në Kukës, ka një surprizë të pakëndshme për bardheblutë

Skuadra e Tiranës ka mbërritur para disa orësh në qytetin e Kukësit. Bardheblutë do të luajnë ditën e nesërme ndaj Kukësit në ndeshjen e kthimit të turit cerekfinal të Kupës së Shqipërisë.

ET

Por, ekipi i Ze Marias është përballur me një surprizë të pakëndshme në qytetin verilindor. Borën që po binte në momentin që ata zbritën nga autobusi.

27972320_1361689140643096_5803088725278144358_n

Bora në Kukës nuk është një fenomen i ri, por prania e saj në ditën e nesërme mund tua vështirësojnë punën në fushë të dyja ekipeve. Nga fotot duket se bora për momentin në Kukës shkon në disa centimetra.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"