FOTOLAJM/ Testi i parë i Memës, “Fanatics”: Të gjithë në Vlorë, pavarësisht hienave…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2018 | 21:52

FOTOLAJM/ Testi i parë i Memës, “Fanatics”: Të gjithë në Vlorë, pavarësisht hienave…

Tirana do të luajë një ndeshje të vështirë ditën e hënë në transfertë përballë Flamurtarit. Ndoshta kjo është ironia e fatit. Ardian Mema tashmë kthehet në Vlorë, por si trajner i bardhebluve ku do të kërkojë 3 pikët në ndeshjen e tij të parë.

fanatics

Por duket se në këtë ndeshje nuk do të jenë vetëm lojtarët e Tiranës, por bashkë me ta do të kenë dhe mbështetjen maksimale të “Tirona Fanatics”. Ky është premtimi që ata bëjnë për ditën e nesërme ku në rrjetin social “Facebook” shkruajnë:

“Të honën shkojmë të gjithë bashkë drejt Vlonës, në transfertën e rradhës…
Nisja nga stadiumi në orën 14:00.
Udhëtimi kushton 800leke!

Të gjithë bashkë, aty, për të treguar që nuk do të ketë dië, ku Tirona do të jete vetëm, pavarësisht të gjithë HIJENAVE që po ja pijnë gjakun dita-ditës, identiteti dhe historia bardheblu është shumë më e madhe se të gjithë ata bashkë…

Shifemi të honën…”

bandicam 2018-10-20 21-44-12-739

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"