FOTOLAJM/ Të dy në debutim, Shehi dhe Mërgjyshi shtrëngojnë duart para Superkupës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 12, 2018 | 18:46

FOTOLAJM/ Të dy në debutim, Shehi dhe Mërgjyshi shtrëngojnë duart para Superkupës

Ndeshja e parë zyrtare për sezonin 2018/2019, ka një të përbashkët për të dy trajnerët e Skënderbeut dhe Laçit. Tek kampi korçar, debuton në pankinë Orges Shehi, i cili vetëm pak muaj më parë ishte në portën e ekipit kampion. Sot, ai në ndeshjen e parë të këtij sezoni, luan edhe ndeshjen e parë si trajner, për më tepër në një finale.

superkupa Skenderbeu-Laci

Nga ana tjetër, Artan Mërgjyshi, pas disa eksperiencave në Kategorinë Superiore, do të debutojë sot në pankinën e Laçit. Mërgjyshi është një emër i njohur për futbollin shqiptar, ndërsa tani i është besuar stoli i kurbinasve. Të dy, kanë shtrënguar duart në një foto para fillimit të Superkupës, e cila do të luhet nga ora 19:45, në stadiumin Selman Stërmasi në kryeqytet.

shehi mergjyshi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"