FOTOLAJM/ Stadiumi i dënuar, ja si e ndjekin ndeshjen në Korçë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2018 | 21:05

FOTOLAJM/ Stadiumi i dënuar, ja si e ndjekin ndeshjen në Korçë

Po zhvillohet në Korçë ndeshja midis Skënderbeut dhe Laçit e vlefshme për javën e tretë të Kategorisë Superiore. Kjo ndeshje është duke u luajtur pa tifozë pasi skuadra e Skënderbeut është dënuar nga FSHF pas skenave aspak të hijshme në ndeshjen e parë me Partizanin ku tifozët u futën në fushë.

40451979_288624265071498_3844304782881718272_n

Kështu që në mungesë të kushteve për ta parë ndeshjen në stadium duket se në Korçë e kanë gjetur zgjidhjen. Si mjet ndihmës janë shkallët e hekurit dhe dy tifozë kanë hipur mbi të për të ndjekur ndeshjen.

40455464_2061163997248583_7013880623152496640_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"