Fotolajm/ Sportistja bëhet shembull, vendos t’i japë gji fëmijës gjatë ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2018 | 10:19

Fotolajm/ Sportistja bëhet shembull, vendos t’i japë gji fëmijës gjatë ndeshjes

Një sportiste ka vendosur të gjejë një rrugë të mesëm midis pasionit të saj për hokein dhe fëmijës së saj. Sarah Small, një lojtar hokei e ekipit, Grande Prairie në Kanada ka vendosur të marrë vajzën e saj dymuajshe në ndeshje dhe në pushimin midis pjesëve t’i japë gji vajzës së saj.

page-141-800x445

Ajo ndoqi këshillën e mjekut të saj që i tha: “bëj gjithçka që dëshiron të bësh me foshnjën tënde në krah”.

Sportistja ka marrë këtë vendim dhe vendosi që foton ku ajo i jepte gji fëmijës ta postonte në rrjetet sociale, për tu bërë një simbol i nënave që duan të ndjekin ëndrrat e tyre në sport.

1-312

Ajo e postoi foton në “Facebook” për të promovuar gjidhënien dhe shkruajti: “I publikova fotot teksa ushqeja me qumësht gjiri foshnjën time, sepse doja që kjo të konsiderohej gjëja më normale, e sigurisht për të treguar se çdo nënë mund ta bëjë kudo e kurdo”.

Komentet te fotoja ishin të shumta që e lavdëronin sportisten për vendimin që kishte marrë, por kishte edhe nga ata që e kritikonin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"