FOTOLAJM/ Skënderbeu pret Vllazninë, shikoni si po pastrohet bora në stadiumin e Korçës një ditë para ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2021 | 23:44

FOTOLAJM/ Skënderbeu pret Vllazninë, shikoni si po pastrohet bora në stadiumin e Korçës një ditë para ndeshjes

Kushtet e vështira atmosferike kanë qenë një hall më shumë për skuadrën korçare në këtë periudhë. Skënderbeu-Partizani i luajtur në një terren të mbuluar me borë është një precedent që nuk duhet të përsëritet më.

Stadiumi i Skeenderbeut debora

“Panorama Sport” mëson se ky është një ultimatum i dhënë nga FSHF dhe klubi duhet të bëjë të pamundurën për të pastruar fushën deri të dielën, kur dhe do të luhet në orën 13:00 ndaj Vllaznisë.

Pas reshjeve të fundit terreni u mbulua nga bora, por klubi ka marrë masat për ta pastruar dëborën. Pikërisht kjo ka vënë në lëvizje punëtorët e stadiumit që kanë filluar heqjen e borës. Gazeta ka arritur të sigurojë foto nga situate aktuale në stadiumin e Korçës, ku vijon puna për pastrimin e fushës nga dëbora. Për më tepër shikoni fotot.

DEBORA3

DEBORA2

DEBORA1

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"