FOTOLAJM/ “Show” në Kosovë para ndeshjes, trajnerit i dhurojnë një makinë dhe më pas…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2019 | 19:36

FOTOLAJM/ “Show” në Kosovë para ndeshjes, trajnerit i dhurojnë një makinë dhe më pas…

“Dhuratë për kryetrajnerin Tahir Batatina”, shkruante letra mbi veturën “BMW X6” në hyrje të stadiumit “Zahir Pajaziti” në Podujvë.

Batatina

Tekniku llapjan, Tahir Batatina, është befasuar me dhuratën që ka marrë në prag të sfidës ndaj Prishtinës ditën e sotme.

Batatina mori dhuratë nga vëllezërit e tij këtë veturë luksoze, e gjitha me ngjyrën e zezë. Kujtojmë që vëllezërit Batatina janë financiuesit kryesorë prej disa vitesh në Klubin e Llapi. Por, dhurata nuk shkoi aq mirë, pasi në fund të ndeshjes, Llapi u mposht në shtëpi me shifrat e thella 1-4 nga Prishtina.

Më poshtë keni disa pamje të veturës së re të Tahir Batatinës:

  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"