FOTOLAJM/ Sherri për flamur pas derbit, Shpëtim Gjika ironizon me lojtarët: Tironsa autoktonë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2022 | 23:04

FOTOLAJM/ Sherri për flamur pas derbit, Shpëtim Gjika ironizon me lojtarët: Tironsa autoktonë

Një incident u regjistrua pas përfundimit të derbit mes Partizanit dhe Tiranës që përfundoi me rezultatin 0-2 në favor të bardhebluve. Protagonistë të këtij incidenti ishin Albano Aleksi i Tiranës, dhe Valentino Murataj i Partizanit.

aleksi murataj

Albano Aleksi mori një flamur të ultrasve të Tiranës dhe shkoi ta vendoste në mesin e fushës së “Air Albanias”. Duket se këtë gjë lojtarët e Partizanit e kanë parë si një mungesë respekti dhe kanë shkuar menjëherë që të flisnin me lojtarin e bardhebluve, teksa Valentino Murataj pati dhe një përplasje me Aleksin.

shpetim-gjika-stadium

Ky lajm nuk i shpëtoi as ish-presindetit të Flamurtarit, Shpëtim Gjika, i cili nuk nguroi të linte komentin e tij epik në faqen e “Facebook”-ut të “Panorama Sport”: “Që të dy tironsa autoktonë janë, ia vlen të vriten për flamur”, shkroi Gjika në lajmin e pasqyruar nga “Panorama Sport”.

fotolajm

Për sa i përket origjinës së dy futbollistëve, vlen të theksohet se Albano Aleksi i Tiranës është nga Levani i Fierit, ndërsa Valentino Murataj është nga qyteti i Patosit. Jo më kot edhe ish-presidenti Gjika, ka bërë këtë koment epik.

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE: 

VIDEO/ Sherr pas derbit, Albano Aleksi dhe Valentino Murataj zihen për një… flamur

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"