FOTOLAJM/ Shehi si Bielsa, shikoni çfarë bën trajneri i Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2020 | 18:35

FOTOLAJM/ Shehi si Bielsa, shikoni çfarë bën trajneri i Kukësit

Kukësi është më i plotë dhe trajneri Orges Shehi mund të buzëqeshë. Prej të hënës janë bashkuar me grupin edhe 5 të karantinuarit, Maliqi, Et’hemi, Gavazaj, Musolli dhe Avdyli. Mungesa e vetme është ajo e Vesel Limajt, i cili siç dihet ka mbetur në Gjermani dhe pritet të mbërrijë në fundjavë në Shqipëri.

Shehi stervitje

Duket se lojtarët u integruan shumë shpejt në skuadër, pasi Shehi i futi me grupin, edhe pse normalisht u kërkoi të ruheshin paksa nga ndonjë kontraktim muskulor. Shumë aktiv ka qenë edhe vetë trajneri Shehi në seancën e djeshme, i cili jo vetëm kërkonte maksimumin nga lojtarët, por edhe të flisnin me njëri-tjetrin. Para se të urdhëronte për ushtrimin në praktikë, Shehi nuk ngurronte që fillimisht të jepte udhëzimet në teori me anë të një tabele.

Çështjen e ritmit e ka shumë primare dhe nuk kërkon për asnjë moment qe të ulet. “Çuna, reagoni, flisni me njëritjetrin, kërkoni topin. Dua ritëm, kuptoni apo jo, mos e ulni ritmin. Nuk dua për asnjë moment të ulni përqendrimin dhe seriozitetin”, pohoi fillimisht Shehi.

SKEMAT – Për të parë më mirë skemat e lojës, tekniku u ngjit në një kullë vrojtimi që shërben për kameramanët, ku edhe jepte udhëzimet e tij. Praktikë e njohur kjo nga disa trajnerë botërorë, ku shpikësi i vrojtimit nga lartësia është argjentinasi Marselo Bielsa.

Shehi si Bielsa (1)

Dalja e shpejtë në sulm dhe efikasiteti para portës ishte një “fiksim” i Shehit, i cili në seancën e djeshme stërvitore i mëshoi më shumë kësaj çështjeje. “12 kundra zero, asnjë gol s’keni bo”, u tha tekniku ekipit sulmues, për të treguar pakënaqësinë e tij.

Vladimir Mema – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"