FOTOLAJM/ Rruga e ngushtë në Fushë Krujë, ngec autobusi i Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2017 | 12:11

FOTOLAJM/ Rruga e ngushtë në Fushë Krujë, ngec autobusi i Tiranës

Tirana do të përballet me Ilirinë në takimin e vlefshëm për javën e 10-të të Kategorisë së Parë. Kjo sfidë do të startojë në orën 13:00.

Autobusi2

Siç e kërkon rregullorja autobusi i bardhebluve u nis drejt stadiumit të Fushë Krujës rreth orës 11:30, por në afërsi të stadiumit ngeci, për shkak se rruga ishte e ngushtë dhe nuk mund të manovrohej.

Autobusi 1

Ky moment ka sjellë një vonesë prej disa minutash dhe lojtarët janë detyruar të përshkruajnë një pjesë të rrugës më këmbë.

Autobusi3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"