FOTOLAJM/ Rroca mbërrin në Stamboll, prezantohet te klubi i Ligës së Parë turke

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2020 | 18:51

FOTOLAJM/ Rroca mbërrin në Stamboll, prezantohet te klubi i Ligës së Parë turke

Eduart Rroca ka hedhur hapin e fundit për t’u zyrtarizuar si lojtari më i ri i Istanbulsporit. Klubi turk komunikoi kalimin e 27-vjeçarit në Stamboll.
rroca aaaaa
Sipas marrëveshjes mes klubit të kategorisë së dytë të futbollit turk dhe Kukësit, Istanbulspori pagoi 100 mijë euro për mesfushorin me tipare sulmuese, ndërsa verilindorët kanë siguruar të drejtën e mbajtjes së 20% të vlerës së kartonit të Rrocës.

Rroca luajti dje ndeshjen e fundit me Kukësin, teksa verilindorët u mposhtën me rezultatin 0-4 nga Volfsburgu. Kujtojmë që lojtari humbi dhe një penallti gjatë sfidës.


View this post on Instagram

Welcome to İstanbulspor! @eduart_rroca10 ??

A post shared by İstanbulspor A.Ş. (@istanbulspor) on

ZYRTARE/ Kukësi mbyll bashkëpunimin me Eduart Rrocën. Futbollisti transferohet në Turqi

EKSKLUZIVE/ Transferimi drejt finalizimit, zbulohet klubi ku pritet të kalojë Edurat Rroca

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"