FOTOLAJM/ Rei Manaj bën namin me Barcelonën… në “play station”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2020 | 8:40

FOTOLAJM/ Rei Manaj bën namin me Barcelonën… në “play station”

Futbollisti i Kombëtares, Rei Manaj u transferua gjatë merkatos së janarit nga klubi i Albasetes, te gjigandët e Barcelonës. Edhe pse shumicën e kohës ka qenë pjesë e skuadrës B, Manaj është grumbulluar në disa sfida nga trajneri Setien në ekipin e parë, por pa mundur të debutojë.

Manaj Mesi

Së fundmi, sulmuesi lushnjar, ndodhet i izoluar në shtëpinë e tij për shkak të pandemisë të Koronavirusin, teksa një pjesë të madhe të kohës, ai e kalon duke luajtur “Play Station”.

Manaj 3-0

Manaj duket një “ekspert” në këtë fushë. Ditën e djeshme 23-vjeçari sfidoi online 2 futbollistët e tjerë shqiptarë, Klaus Gjasula dhe Olger Merkaj, duke i mposhtur respektivisht me rezultatin 3-0 dhe 4-2. Skuadra që Manaj kishte zgjedhur ishte pikërisht Barcelona, ndërkohë që 2 kundërshtarët e tij kishin zgjedhur Mançester Sitin.

Manaj 2-4

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"