FOTOLAJM/ Refuzoi Shqipërinë për Greqinë, Durmishaj bashkohet me futbollistët e Kombëtares kuqezi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2022 | 23:42

FOTOLAJM/ Refuzoi Shqipërinë për Greqinë, Durmishaj bashkohet me futbollistët e Kombëtares kuqezi

E mbani mend rastin e Fiorin Durmishaj? Sulmuesi me origjinë nga Vlora luajti për dy vite rregullisht me Kombëtaren U-21 dhe në momentin kur ish-trajneri i Shqipërisë, Kristian Panuçi, vendosi ta grumbullonte, u tha “jo” kuqezinjve dhe zgjodhi Greqinë. Durmishaj nuk ishte aktivizuar asnjë minutë me Kombëtaren A dhe kësisoj pas ftesës së federatës helene, iu hap rruga për të zgjedhur këtë kombëtare dhe jo origjinën e tij.

durmishaj

Edhe pse sulmuesi ëndërronte të behet futbollist i madh, karriera e tij mori një tatëpjetë të ccuditshme dhe Durmishaj nuk arriti të shkëlqente kurrë. Pavarësisht zgjedhjes së ekip kombëtar, duket se sulmuesi e ka ruajtur miqësinë me disa futbollistë të Shqipërisë.

Durmishaj

Së fundi Durmishaj ka pozuar me Qazim Laçin dhe Thomas Strakoshën, ku të 3 së bashku ishin duke darkuar në një reastorant së bashku me partneret. Vlen të theksohet fakti se të 3 këta futbollistë kanë qenë së bashku te Shpresat e Alban Bushit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"