FOTOLAJM/ Përballen me Interin në Champions, skuadra gjermane thumbë zikaltërve: Qielli i kuq në “San Siro”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2020 | 19:47

FOTOLAJM/ Përballen me Interin në Champions, skuadra gjermane thumbë zikaltërve: Qielli i kuq në “San Siro”

Interi luan me Borusia Moshengladbah ditën e sotme në Ligën e Kampioneve, duke filluar nga ora 21:00, në stadiumin “San Siro”.

san

Megjithatë para fillimit të sfidës, klubi gjerman nuk i ka kursyer thumbat në drejtim të kundërshtarit, që vjen në këtë ndeshje pas humbjes në derbi ndaj Milanit.

Moshengladbah ka postuar një foto të stadiumit ku do zhvillohet ndeshja, teksa e shoqëron me shkrimin: “Qielli i kuq sipër San Siros sot në mëngjes. Ndoshta jo ngjyra që priste skuadra vendase.”

Një thumbë kjo e drejtpërdrejtë për Interin, që vjen i mposhtur nga kuqezinjtë e Milanit dhe do të kërkojë rezultatin pozitiv në Champions.

hfgh

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"