FOTOLAJM/ Pas shumë kohësh përsëri bashkë, Sinan Idrizi bën “paqe” me Shpëtim Gjikën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2022 | 22:30

FOTOLAJM/ Pas shumë kohësh përsëri bashkë, Sinan Idrizi bën “paqe” me Shpëtim Gjikën

U organizua sot në qytetin e Vlorës aktiviteti me rastin e 105 Vjetorit të krijimit të Dhomës së Tregtisë. Pjesë e aktivitetit ishte dhe promovimi i librit “Historiku i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Vlorë” i gazetarit Ergys Alushi.

Shpetim Gjika

Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin anëtarë dhe drejtues të Dhomës së Tregtisë në vite, deputetë, drejtues institucionesh, gazetarë etj. Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendja ishte prezenca e administratorit të Flamurtarit Sinan Idrizi, dhe ish-kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, të cilët u bënë bashkë pas  shumë vitesh.

Gjika, Idrizi dhe Fate Velaj janë parë duke pozuar së bashku, disa kohë pas “distancimit” nga politika.

Gjika Idrizi

Kujtojmë që Idrizi dhe Gjika në të kaluarën nuk i kanë kursyer “thumbimet” ndaj njëri-tjetrit, teksa së fundmi duket se është arritur “paqja”.

ERMAL SIKA -PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"