FOTOLAJM/ Partizani-Kamza, kundërshtarë në fushë, miq në jetën e përditshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2018 | 21:56

FOTOLAJM/ Partizani-Kamza, kundërshtarë në fushë, miq në jetën e përditshme

Partizani-Kazma quhet si derbi më i ri i kryeqytetit, ndonëse ky çift nuk e ka peshën e derbit historik mes Partizanit dhe Tiranës. Përpos rivalitetit në fushë, në jetën e përditshme lojtarët e dy kampeve janë miq, gjë të cilën e vërteton edhe një foto e fundit, ku shikohen pjesëtarë të dy ekipeve duke darkuar bashkë.

Kamza-Partizani

Në njërën anë janë dy ish të kuq, Stevan Raçi dhe Realdo Fili, i cili dje ka kryer edhe seancën e parë stërvitore me kamzalinjtë, ndërsa në anën tjetër janë Arbnor Fejzullahu dhe Alban Sulejmani. Kamza e ka mbyllur merkaton me disa goditje në limite.

Të fundit që janë vënë nën urdhrat e trajnerit Ramadan Ndreu janë Igor Çukoviç, i cili shikohet si zëvendësuesi i Fushtar, si dhe Argjend Malaj dhe Realdo Fili.

Kamza-Partizani

Malaj ka ardhur si huazim nga Skënderbeu, ndërsa Fili ka nënshkruar për një sezon. Në seancën e djeshme, Malaj dhe Çukoviç kanë kryer përgatitje të karakterit fiziko-atletik, ndërsa Fili ka zhvilluar të njëjtin program stërvitor me ekipin. Pas suksesit me Laçin, kamzalinjtë kërkojnë suksesin e radhës ndaj Partizanit, që e kanë mundur edhe në fazën e parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"