FOTOLAJM/ Osmani vazhdon spektaklin në rrjetet sociale, këtë herë sfidon arbitrat
Tefik Osmani duket shumë aktiv në rrjetet sociale këto ditë, ku nuk kanë munguar shakatë dhe spektakli.
Mbrojtësi i është bashkuar sfidës “#uglyfacechallenge”, ku është nominuar nga sulmuesi i Tiranës Grent Halili. Osmani ka postuar një foto nga viti 2011 kur ishte pjesë e Tiranës dhe duket shumë i nervozuar me arbitrin Edvin Hoxha, i cili e kishte ndëshkuar me karton të kuq asokohe.
Pikërisht këtë foto lojtari bardheblu e ka postuar në “Instagram” dhe ka sfiduar Emirjon Sino që në atë ndeshje ishte arbitër i katërt, si dhe Lorenc Jeminin, Andi Koçin, Ermal Barushin dhe Adrian Beqirin.
Andi Koçi ka pranuar sfidën dhe ka postuar gjithashtu një foto në rrjetin social, ku shihet edhe Klevis Dalipi, teksa shkruan se nuk e kishte bërë asnjëherë këtë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"