FOTOLAJM/ “Nuk ka të dytë si ky”, Tefik Osmani prezanton “blerjen” më të re të Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2019 | 23:40

FOTOLAJM/ “Nuk ka të dytë si ky”, Tefik Osmani prezanton “blerjen” më të re të Tiranës

Futbollisti i Tiranës, Tefik Osmani, vazhdon të godasë me postimet e tij pikante në rrjetet sociale. Pas fotos me puro dhe alkool me ish-futbollistët që kanë shkruar historinë me bardheblutë, mbrojtësi korçar së fundmi ka postuar një foto me humoristin e internetit, Xum Allushi, duke e prezantuar si “blerjen” më të re të Tiranës.

Tefik Osmani, Xum Allushi

“Nuk ka të dytë si ky. Blerja më e re e Tironës”, ishte mbishkrimi i Osmanit në foton e postuar në “Instastory”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"