FOTOLAJM/ “Nuk e dini historinë time”, Solomon bën filozofin, Asani e mbështet: Harroje kush ishe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 15, 2020 | 15:19

FOTOLAJM/ “Nuk e dini historinë time”, Solomon bën filozofin, Asani e mbështet: Harroje kush ishe

Paniku nga virusi që është përhapur me shpejtësi, ka bërë që shumë lojtarë të izolohen në shtëpitë e tyre, ku janë më të sigurt.zeqaj solomon

Pikërisht për shkak të izolimit, kanë më shumë kohë për të shpenzuar në rrjetet sociale, ku janë edhe aktivë. Një nga ta është edhe sulmuesi i Partizani, Theofilus Solomon, i cili njihet si një person që është shumë aktiv në rrjetet sociale.

Pikërisht ditën e sotme sulmuesi ka postuar një foto, të cilën e shoqëron me shkrimin: “Ju nuk e dini historinë time, keni dëgjuar për atë që kam bërë, jo për atë që kam kaluar.”

ins

Në sy bie edhe një koment nga ish-shoku i skuadrës Jasir Asani, i cili i shkruan: “Harrojeni se kush ishit dhe tregoni se kush jeni tani.”

Solomon ka marrë kritika të shumta me Partizanit, për shkak të paraqitjeve jo shumë të mira që ka treguar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"