FOTOLAJM/ Nimaga njofton personalisht largimin e tij: Falenderoj nga zemra “Ujqërit e Dëborës”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2018 | 16:34

FOTOLAJM/ Nimaga njofton personalisht largimin e tij: Falenderoj nga zemra “Ujqërit e Dëborës”

Bakari Nimaga e ka njoftuar tashmë publikisht largimin e tij nga skuadra e Skënderbeut. Ai e ka bërë këtë njoftim nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Instagram” teksa shkruan:

Nimaga-Takaj rinovimi

Ekipi i ri, sfida të reja. Si fillim falënderoj Zotin e më pas familjen e madhe të Skënderbeut, presidentin dhe familjes e tij, stafit, shokëve të ekipit dhe të gjithë ata me të cilët punova gjatë asaj kohe. Falënderoj tifozët më të mirë në Shqipëri, “Ujqërit e Dëborës”, dua vetëm të them falënderime të mëdha nga thellësia e zemrës. Ka mësuar shumë gjatë gjithë kësaj kohe dhe nuk doja që të përfundonte kështu, por nga njëherë në jetë, duhet që të bëjmë zgjedhje. Falënderime të mëdha për qytetin e Korçës, për qytetarët e Shqipërisë. Uroj vetëm më të mirat në të ardhmen për ekipin. Falënderoj edhe skuadrën time të re, që më besoi dhe premtoj se do të jap më të mirën”.

nimaga

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"