FOTOLAJM/ Ngo kalon kohën e karantinimit me Stërlingun, shikoni talljen që bën me sulmuesin e Sitit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2020 | 13:20

FOTOLAJM/ Ngo kalon kohën e karantinimit me Stërlingun, shikoni talljen që bën me sulmuesin e Sitit

Të shumtë janë njerëzit që janë izoluar në shtëpitë e tyre në këto ditë të vështira nga Koronavirusi, teksa përjashtim nuk bëjnë as futbollistët.  

21291254_10212836983935985_588204245_n-e1504302185955-470x464

Një ngushëllim për shumë njerëz, padyshim është “playstation”, ku ata luajnë FIFA Online. Të njëjtën gjë ka bërë ditën e djeshme edhe sulmuesi i Tiranës, Majkëll Ngo.

Ky i fundit ka bërë një ndeshje me shokun e tij të ngushtë që luan për Mançester Sitin, Rrahim Stërling. Sulmuesi i Tiranës e ka mposhtur atë të Sitit, teksa nuk ka nguruar edhe të tallet me të.

GJ

Ngo ka postuar foton ku e ka mposhtur 3-1 Stërlingun dhe i bën pyetjen nëse luajti ai apo djali i tij: “Po luaje ti apo Tiago”, shkruan lojtari bardheblu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"