FOTOLAJM/ Nga porta në sulm ka vetëm një emër, Ibrahimoviç zgjedh 11-shen e ëndrrave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2020 | 16:52

FOTOLAJM/ Nga porta në sulm ka vetëm një emër, Ibrahimoviç zgjedh 11-shen e ëndrrave

Zlatan Ibrahimoviç di si të tërheqë vëmendjen e të gjithëve, në fushën e lojës, por edhe jashtë saj. Pikërisht këtë ka bërë edhe së fundmi, teksa ka zgjedhur edhe formacionin e ti të ëndrrave.

ibra 1

Nëpërmjet një foto të postuar në profilin e tij në “Instagram”, Ibra ka postuar formacionin ideal sipas tij, ku në çdo repart ka vendosur veten e tij.

Gjithashtu edhe trajner ka vendosur veten, ndërsa skuadrën e ka quajtur Ibrahimoviç Fc. Gjigandi suedez po kalon një formë të shkëlqyer, ndonëse është 39 vjeçar, duke rikthyer Milanin te rezultatet pozitive, teksa tashëm kuqezinjtë kryesojnë edhe Serinë A.

qqq-1

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"