FOTOLAJM/ Në stërvitje me sy të nxirë, Ronaldo vazhdon stërvitjen për… golin e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2018 | 22:50

FOTOLAJM/ Në stërvitje me sy të nxirë, Ronaldo vazhdon stërvitjen për… golin e parë

Kristiano Ronaldo ka vendosur të mos i bashkohet kombëtares së Portugalisë për Ligën e Kombeve, por vazhdon përgatitjet me Juventusin në qendrën stërvitore. Por, ditën e sotme, ai është kapur nga gazetarët e pranishëm në fushën e stërvitjes, përsëri me syrin e majtë të nxirë.

1026944242-0020_mediagallery-article

Pikërisht, diçka e tillë ka tërhequr vëmendjen e të pranishmëve. E nxira vjen nga një përplasje në ndeshjen e fundjavës në stadiumin “Tardini” të Parmës, që ende nuk i ka ikur. Gjithsesi, një problem i tillë nuk e ka penguar aspak 5-herë fituesin e Topit të Artë, që duket më i përqendruar se kurrë për aventurën me Juventusin, teksa edhe ende nuk ka shënuar golin e parë zyrtar.

4FBAE8AA00000578-0-image-m-14_1536156762498

1026944070[1]_mediagallery-article

1026943866-0019-U290753984667HKG-U290753984667PMF-687x458@Gazzetta-Web_mediagallery-article

1026943854-U290753984667qo-U290753984667JrG-687x458@Gazzetta-Web_mediagallery-article

 

1026944106-U290753984667hLG-U290753984667RyC-305x458@Gazzetta-Web_mediagallery-article

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"