FOTOLAJM/ Ndodh në shtetin afrikan, gjithë familja zapton kombëtaren e futbollit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2018 | 11:41

FOTOLAJM/ Ndodh në shtetin afrikan, gjithë familja zapton kombëtaren e futbollit

E ku mund të ndodhë tjetër, veç se në kontinentin afrikan! E besoni apo jo, kombëtarja e Guinesë, në sfidën ndaj Marokut, kishte në përbërje plot 9 futbollistë me mbiemrin Kamara.

Kamara2

5 prej të cilëve luajtën në formacion, ndërsa 2 të tjerë u aktivizuan në pjesën e dytë. Pas fisit Kamara, në vend të dytë renditej fisi Bangura, i cili përfaqësohej me 3 futbollistë.

Kamara

Një ngjarje unikale në futbollin e luajtur, që një fis me emrin Kamara, të ketë një numër kaq të madh lojtarësh në ekipin kombëtar. Gjithsesi kjo gjë nuk rezultoi fatsjellëse për Guinenë, e cila e humbi takimin ndaj Marokut me rezultatin 3-1.

Marok Guine

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"