FOTOLAJM / Muzaka mendon jetën pas futbollit, përfundon pas banakut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2017 | 21:55

FOTOLAJM / Muzaka mendon jetën pas futbollit, përfundon pas banakut

Futbolli mund të të sigurojë të ardhura për të bërë një jetë të mirë, megjithatë është një aktivitet që varet plotësisht nga mosha.

Muzaka farmacist

Këtë e di mirë Gjergji Muzaka, i cili ka vendosur t’i “dalë të keqes para” duke zgjedhur profesionin që do të ushtrojë pasi të shkëputet nga loja me top.

Mesfushori ka nisur të ushtrojë profesionin e dytë, atë të farmacistit, për të cilin është diplomuar.

32-vjeçari sot ka postuar në profilin e vet në “Facebook” një foto ku shihet me përparësen e bardhë të farmacistit, shoqëruar me komentin: “Futbolli nuk zgjat përgjithmonë…”.

Muzaka farmacist Fb

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"