FOTOLAJM/ Mesi fle gjumë në orën 18:09, por shikoni çfarë i bën Suarezi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2022 | 22:10

FOTOLAJM/ Mesi fle gjumë në orën 18:09, por shikoni çfarë i bën Suarezi

Luis Suarez dhe Leo Mesi vazhdojnë të shijojnë pushimet e tyre në ishullin e Ibizës me familjet e tyre përkatëse. Miqësia mes të dyve është aq e madhe, sa që ata janë gjithmonë bashkë. Kjo edhe pse bashkëshortet e tyre janë shoqe të ngushta.

mesi

Ndërkohë që së fundmi, një foto gazmore, e postuar nga sulmuesi uruguaian është duke bërë xhiron e mediave botërore.

Suarez ka kapur “Pleshtin” duke fjetur,  moment të cilin e ka përjetësuar me një foto që ka postuar në profilin e tij në Instagram, ku ka shkruar: “A të zë gjumi babi? Është ora 18:09 , çmenduni!”.

mesi ne gjume

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"