FOTOLAJM/ Me Sefedin Brahon 20 vite më parë, trajneri i Teutës bëhet nostalgjik dhe kënaq ish-lojtarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2020 | 0:13

FOTOLAJM/ Me Sefedin Brahon 20 vite më parë, trajneri i Teutës bëhet nostalgjik dhe kënaq ish-lojtarët

Në këtë kohë kur pothuajse të gjithë janë izoluar në shtëpitë e tyre për shkak të Koronavirusit, trajneri i Teutës, Edi Martini është bërë nostalgjik.FCCF

Martini ka postuar një foto të veçantë në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, ku është përkrahë legjendës gjirokastrite Sefedin Braho.

Fotoja është e vitit 2000 kur ish-sulmuesi ishte pjesë e Luftëtarit, ndërsa Braho ka qenë shef klubi. Foton Martini e ka shoqëruar më shkrimin: “I thjeshtë, i qetë, i mirë sa më s’ka. Të uroj shëndet e jetë të gjatë kampioni Sefedin Braho”.

edi

Ndërkohë në foton e tij komenton edhe Altin Rrica, i cili ka qenë bashkëlojtar me Martinin te Luftëtari asokohe.

GFCEdhe ish-futbollisti i Partizanit Ilir Lame nuk ka nguruar të komplimentojë Brahon.

ILIR LAMEEEEE
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"