FOTOLAJM/ Luftëtari në krizë, por 7 ish-lojtarë bëhen bashkë për të kujtuar…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2020 | 23:53

FOTOLAJM/ Luftëtari në krizë, por 7 ish-lojtarë bëhen bashkë për të kujtuar…

Luftëtari po kalon një nga momentet më të errëta në 90 vite histori si klub. Jo vetëm është me një këmbë në Kategorinë e Parë, por i zhytur në borxhe dhe me probleme menaxhimi nga më të ndryshmet.

Luftetari

Megjithatë, shtatë ish-lojtarë që bënë historinë me fanellën bluzi në sezonin 2017-2018, kur trajner ishte Hasan Lika, janë mbledhur bashkë, këtë herë në një nga restorantet e kryeqytetit për të kujtuar vitet e arta në Gjirokastër. Kristal Abazaj, Vasil Shkurtaj, Eduard Rroca, Albano Aleksi, Donald Rapo, Oltion Rapa dhe Shkëlzen Ruçi kanë kaluar disa orë së bashku, në një kohë që tashmë luajnë për skuadra si Kukësi, Teuta, Laçi dhe Gjilani. Mesfushori i Teutës, Aleksi, postoi një foto nga darka me ish-shokët e skuadrës te Luftëtari, teksa shkruante:

“Familja është rikthyer”. Edhe pse asnjë prej tyre nuk është nga qyteti i gurtë, ata vazhdojnë të kujtojnë me nostalgji vitet në Gjirokastër, ku u bën idhuj për tifozët në katër sezonet e fundit.

Albanio Aleksi

Nga lojtarë si Kristal Abazaj, Vasil Shkurtaj dhe Eduard Rroca ish-presidenti Grigor Tavo përfitoi shumë të mëdha nga shitja e tyre, por më pas nuk diti të menaxhonte klubin dhe e la të zhytur në borxhe dhe gjyqe të pafundme që shtohen dita-ditës në FIFA dhe FSHF.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"