FOTOLAJM/ “Luftëtari gjithmonë në zemrën time”, Kristal Abazaj me mesazh special për ish-skuadrën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2020 | 10:49

FOTOLAJM/ “Luftëtari gjithmonë në zemrën time”, Kristal Abazaj me mesazh special për ish-skuadrën

Për Kristal Abazajn, skuadra e Luftëtarit ka një domethënie të veçantë. Mesfushori i skuadrës së kategorisë së dytë të futbollit turk, Istanbulsporit, publikoi një foto në rrjetin social “Instagram” të kohës kur luante për ngjyrat zikaltër të klubit gjirokastrit.
licaj-abazaj
“Luftëtari gjithmonë në zemrën time”, shkruan anësori i djathtë 24-vjeçar.

Në dy sezone me ekipin gjirokastrit, Abazaj realizoi 16 gola në 67 ndeshje. Ai formoi bërthamën e skuadrës së bashku me Dejvi Bregun, Eduart Rrocën, Albano Aleksin etj, duke arritur ta çonin ekipin për herë të parë në histori në kompeticionet europiane të futbollit.

Ky mesazh i Abazajt vjen si mbështetje për Luftëtarin në një moment kritik për klubin, që thuajse është shkrirë dhe pritet të mos marrë pjesë këtë sezon në Kategorinë e Parë

121672500_1229316510780436_1531537090594042903_n
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"