FOTOLAJM/ Levandovski me sfondin e flamurit kuqezi, Bajerni falënderon shqiptarët për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 29, 2019 | 18:11

FOTOLAJM/ Levandovski me sfondin e flamurit kuqezi, Bajerni falënderon shqiptarët për…

Bajern Mynihu është skuadra më e madhe në Gjermani e cila ka fituar shumë trofe dhe ka tifozë të shumtë në gjithë botën.Bayern-1-1280x853

Të shumtë janë edhe tifozët nga Shqipëria, të cilët mbështesin klubin bavarez, dhe bëjnë tifo për ta.

Pikërisht për këtë arsye, vetë klubi gjerman, ka vendosur të falënderojë të gjithë tifozët shqiptar.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, Bajern shkruan: “Faleminderit për mbështetjen tuaj në vitin 2019.”, një shkrim të cilin e shoqëron edhe me “emojin” e shqiponjës.

Gjithashtu edhe në foton e postuar bashkëngjitur postimit, shihet goleadori i bavarezëve Levandovski me sfondin e flamurit shqiptar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"