FOTOLAJM/ Largimi i Edi Rejës, cilët janë 5 futbollistët e vetëm të Kombëtares që reaguan në rrjetet sociale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 3, 2023 | 23:55

FOTOLAJM/ Largimi i Edi Rejës, cilët janë 5 futbollistët e vetëm të Kombëtares që reaguan në rrjetet sociale

Federata Shqiptare e Futbollist vendosi ti “jepte duart” trajnerit Edi Reja, pas mbarimit të kontratës, teksa ditën e djeshme u zyrtarizua Silvinjo, në krye të Kombëtares kuqezi. Vetëm 5 futbollistë kanë zgjedhur ta përshëndesin trajnerin italian me dedikim special në rrjetet sociale.

reja

Bëhet fjalë për Klaus Gjasulës, Ramen Çepelen, Marash Kumbullën, Rei Manajn dhe Etrit Berishën. Ata kanë zgjedhur profilin e tyre në Instagram për të lënë mesazhin falenderues dhe mirënjohës për teknikun italian.

Kumbulla

I çuditshëm është fakti se as FSHF nuk ka bërë një status falenderues për Edi Rejën, pas shkëputhjes së bashkëpunimit.

Manaj Berisha Cepele Gjasula

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"