FOTOLAJM/ Klubi kroat “ngre në qiell” gjashtë shqiptarët: Jemi krenarë për ta!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2019 | 17:35

FOTOLAJM/ Klubi kroat “ngre në qiell” gjashtë shqiptarët: Jemi krenarë për ta!

Shqiptarët duket se kanë krijuar një “koloni” të vogël në Kroaci, dhe më veçanërisht në klubin kroat të Lokomotivës së Zagrebit.

shqiptaret lokomotiva

Klubi i Lokomotivës, ditën e sotme, ka postuar ditën e sotme një foto ku nxjerr gjashtë lojtarë, që janë thirrur me Kombëtaret. 5 prej tyre janë tek Kombëtaret e Shqipërisë, më saktësisht Myrto Uzuni me ekipin A, Enis Çokaj, Jon Mersinaj dhe Indrit Tuci tek Shpresat, si dhe Albion Marku me ekipin U-20.

Ndërkohë i gjashti është edhe Lirim Kastrati, që është thirrur nga ekipi U21 i Kosovës. Klubi kroat ndërkohë, në foton e postuar ku duken të gjashtë lojtarët, vendos edhe shqiponjën e flamurit kombëtar, ndërsa shkruan: “Jemi krenarë të njoftojmë se gjashtë nga lojtarët tanë janë thirrur me ekipet e tyre kombëtare”.

Capture

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"