FOTOLAJM/ “Këtij ekipit me Korona, futi …”, ultrasit e Tiranës thumbojnë keq Partizanin para derbit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2020 | 20:45

FOTOLAJM/ “Këtij ekipit me Korona, futi …”, ultrasit e Tiranës thumbojnë keq Partizanin para derbit

 Tifogrupi “Tirona Fanatics”, shquhet për banderolat thumbuese ndaj rivalëve të Partizanit. Edhe në këtë derbi, pavarësisht mungesës së tifozëve, nuk ka munguar një e tillë.

tirona fanatics4

Ultrasit bardheblu kanë vendosur në oborrin e Korpusit në sheshin “Nënë Tereza” një banderolë thumbuese për rivalët e Partizanit ku shkruajnë “Këtij ekipi me Korona, futi prap nja 5 tampona”.

Një “thumbim” që është përshtatur disi me situatën aktuale ku 5 futbollistë të kuq kanë rezultuar pozitivë. Kujtojmë që në derbin e fundit Tirana mposhti Partizanin me rezultatin 5-1.

Tirona fanatiks

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"