FOTOLAJM/ Kalojnë rrogat, buzëqeshin te Luftëtari, me bluzinjtë “feston” edhe… Bushiç

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2018 | 22:22

FOTOLAJM/ Kalojnë rrogat, buzëqeshin te Luftëtari, me bluzinjtë “feston” edhe… Bushiç

Pas ditëve të trazuara në klubin e Luftëtarit, me lojtarët që dukshëm ishin të dëshpëruar për faktin se prej tre muajsh nuk paguheshin, tashmë në Gjirokastër kanë nisur të buzëqeshin. “Panorama Sport” mëson se sot drejtuesit mbajtën premtimin duke kaluar në bankë një nga tre pagat e prapambetura.

mezani cavo bushic xhekson

Brenda dy javëve mendohet se gjithçka do të zerohet në marrëdhënien klub-lojtarë, duke u shlyer të gjitha detyrimet, në mënyrë që vazhdimësia të jetë sa më e qetë dhe ekipi të mendoj 100 % për atë që do të japë në fushë. Ndërkohë, trajneri i Luftëtarit, Gentjan Mezani, ka udhëtuar sot drejt Vlorës bashkë me lojtarët Vladan Milosavljev, Balsa Radoviç dhe Xhekson Ferreira.

Dy të fundit kanë probleme fizike dhe i janë nënshtruar një kontrolli në një prej klinikave të qytetit bregdetar. Lojtarët bluzi kanë gjetur momentin për të drekuar edhe me sulmuesin e Flamurtarit, Tomislav Bushiç. Në shoqërinë e tyre ka qenë edhe Vangjel Çavo, ish-drejtor i klubit gjirokastrit, i cili bën detyrën e menaxheri të lojtarëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"