FOTOLAJM/ Kallaku në “modë”, gazetat kroate zbulojnë klubin e radhës që do yllin e Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2020 | 23:50

FOTOLAJM/ Kallaku në “modë”, gazetat kroate zbulojnë klubin e radhës që do yllin e Teutës

Sherif Kallaku është një nga lojtarët më të mirë në Kategorinë Superiore, ku ka shkëlqyer me Teutën, por ky mund të jetë sezoni i fundit për të me klubin durrsak.sherif-kallaku-teuta-590x354

Interesimet për futbollistin nuk kanë munguar, teksa disa skuadra dëshirojnë të marrin shërbimet e yllit të Teutës. Kohët e fundit skuadra kroate e Osijek ku aktivizohet edhe sulmuesi tjetër shqiptar, Eros Grezda ka shfaqur interes për Kallakun, por nuk janë vetëm ata skuadra e interesuar për lojtarin.

Sipas mediave kroate, interes për të marrë shërbimet e 22-vjeçarit ka shfaqur edhe Lokomotiva e Zagrebit, të cilët duan ta kenë në ekipin e tyre  nga sezoni i ardhshëm.kallaku teuta

Lokomotiva ka një numër të madh lojtarësh shqiptarë, teksa 5 prej tyre luajnë në ekipin e parë dhe duan që nga sezoni i ardhshëm të marrin edhe Kallakun, pasi shihet si një lojtar më të ardhme të madhe. Teuta do të kërkojë të fitojë sa më shumë nga shitja e fantazistit, duke parë edhe interesimet në drejtim të tij.

gazeta kroate (1)

ZAMIR QYPI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"