FOTOLAJM/ Kallaku i bashkohet “bandës” shqiptare te Lokomotiva, e pret ish-trajneri i Laçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2020 | 19:58

FOTOLAJM/ Kallaku i bashkohet “bandës” shqiptare te Lokomotiva, e pret ish-trajneri i Laçit

Sherif Kallaku ka mbërritur në Zagreb për t’iu bashkuar skuadrës së tij të re Lokomotivës. Ish-futbollisti i Teutës është pritur në kryeqytetin kroat nga ish-trajneri i Laçit Besnik Prenga dhe lojtarët e tjerë shqiptarë të nënkampionëve të Kroacisë.

kallaku batha
Në një foto të publikuar së fundmi, Kallaku shikohet në shoqërinë e Indrit Tucit, Enis Çokajt dhe Jon Mersinajt.

Besnik Prenga punon prej vitesh si menaxher në Kroaci dhe ka bërë të mundur transferimin e shumë futbollistëve shqiptarë në kampionatin kroat.

Kallaku kreu një sezon fantastik me Teutën ku përveç 14 gola arriti të fitonte dhe Kupën e Shqipërisë ndaj Tiranës në finale.

prenga

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"