Postuar: Janar 25, 2023 | 21:42
FOTOLAJM/ Jo vetëm Xhixha, ja shqiptari tjetër që azerët e Karabakut synojnë ta blejë
Pas Redon Xhixhës një tjetër shqiptar mund të transferohet tek klubi azerbajxhanas Karabak.
Bëhet fjalë për mesfushorin Enriko Papa i cili aktualisht është pjesë e Rizesporit në Turqi.
Sipas mediave azere lojtari shqiptar ka pasur ofertë konkrete, por gjithashtu në lojë për të janë edhe klube rumune, një kampionat ku Papa ka luajtur më parë. Mësohet se bëhet fjalë për CFR Kluzh, Universitatea Kraiova dhe Sepsi OSK.
Ai ka kontratë me Rizesporin dhe gjithçka do të varet nga bisedimet me klubet.
PANORAMASPORT.AL
