FOTOLAJM/ I ndan borxhi 126 mijë euro, por Lilaj e Takaj pozojnë të buzëqeshur nga Izraeli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2018 | 19:12

FOTOLAJM/ I ndan borxhi 126 mijë euro, por Lilaj e Takaj pozojnë të buzëqeshur nga Izraeli

Sabien Lilaj u largua nga Skënderbeu në merkaton e fundit për të vazhduar karrierën e tij në Azerbajxhan. Megjithatë, pas largimit ai hodhi në gjyq klubin e Skënderbeut për 126 mijë euro. Skënderbeu pretendon se i detyrohet vetëm 97 mijë euro dhe jo sa kërkon lojtari. “ I kam thënë presidentit të më likujdoj por ai ma ka shtyrë” deklaronte Lilaj pak kohë më parë për “Panorama Sport”.

44081588_326912664785681_2277485869893943296_n (1)

Megjithatë, në një foto nga Izraeli, ku presidenti Takaj, po ndiqte Kombëtaren, Lilaj ka pozuar bashkë me të, në prani edhe të presidentit të FSHF-së, Armand Duka, dhe të gjithë duken të buzëqeshur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"